Krugman: Pres diskutim inspirues në SEFF

Laureati i Nobelit, profesori dhe ekonomisti i shquar amerikan Paul Krugman, i cili do të mbajë fjalim ditën e hënë në konferencën “Rritje e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”, në Forumin ekonomik dhe financiar, Shkup, ku pret diskutim inspirues lidhur me temat aktuale ekonomike. Krugman iu drejtua pjesëmarrësve të forumit dhe ekspertëve ekonomikë në vendin tonë përmes videomesazhit.

Paul Krugman konsiderohet si një nga ekonomistët më me ndikim në ditët e sotme. Përveç ripërcaktimit të teorisë së tregtisë ndërkombëtare, me ç’rast njihet edhe si krijuesi ose bashkëkrijuesi i disa disiplinave të reja në ekonominë ndërkombëtare – nga teoria e tregtisë së re (NTT) dhe gjeografia e re ekonomike (NEG) deri te modelet e krizave financiare dhe lëvizjeve të kursit të këmbimit. Çmimin Nobel për ekonomi е mori në vitin 2008.

Konferenca e sivjetme e SEFF-it do të mbahet në datë 30 dhe 31 maj 2022, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Katër shtyllat e diskutimit do të jenë: Sfidat makroekonomike në kohë turbulente, Qëndrueshmëria, konkurruenca dhe bashkëpunimi rajonal, Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura si dhe Pas kriza: nxitësit e rritjes së qëndrueshme.

Përveç Krugman-it, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar janë edhe disa ekonomistë të tjerë të shquar, përfaqësues së lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të Financave, guvernatorë … të cilët do t’i shpjegojnë pikëpamjet e tyre dhe do të debatojnë në një nga tetë panelet e #SEFF2022.