Për FEFSh

Forumi Ekonomik dhe Financiar i Shkupit (SEFF) është një iniciativë e Ministrisë së Financave e cila ka për qëllim lehtësimin debateve për politikat publike lidhur me temat përkatëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Evropën Juglindore, përmes konferencave vjetore, seminareve të rastit dhe portalit për politika për analiza dhe komente.

Qëllimi i tij është të inkurajojë sinergjinë e ideve dhe iniciativave nga politikëbërësit, përfaqësuesit politikë, partnerët zhvillimorë ndërkombëtarë, shoqëria civile, akademikët, sektori i biznesit dhe ekspertët dhe palët e tjera të interesuara për të përmirësuar dialogun politik mbi temat ekonomike dhe financiare me përfshirje kombëtare dhe rajonale.

Vendimi për organizimin e një konference ndërkombëtare të nivelit të lartë nga Ministria e Financave buron nga angazhimi ynë si institucion për të promovuar transparencën dhe dialogun gjithëpërfshirës me palët përkatëse të interesuara. Përfshirja është veçanërisht e rëndësishme në krijimin e politikave dhe masave të ardhshme, për arritjen e rezultateve më të mira në arritjen e qëllimeve tona, përkatësisht rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen gjithëpërfshirëse, të përshpejtuar dhe të gjelbër.

PËR KONFERENCËN

Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e Ministrisë së Financave është eveniment i madh i organizuar nën mbështetjen e FEFSH-it. Konferenca ka për qëllim përmirësimin e koherencës së politikave dhe forcimin e procesit të planifikimit buxhetor. Rekomandimet e saj të politikave dhe njohuritë e vlefshme shërbejnë si një kontribut i rëndësishëm në fazën e formulimit të politikave për vitin e ardhshëm, si dhe për periudhën afatmesme. Ajo inicion ide konstruktive dhe rekomandime politikash të zbatueshme në një kontekst rajonal.

Konferenca është një mundësi e shkëlqyer për ne që të dëgjojmë përvojat dhe pikëpamjet e zyrtarëve të lartë të qeverisë në rajon, si dhe ato të përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe të sektorit të biznesit.

Pjesëmarrësit kanë një mundësi unike për të diskutuar mbi hartimin e politikave makroekonomike, financat publike dhe reformat strukturore, mobilizimin e kapitalit privat, bashkëpunimin e zgjeruar rajonal dhe evropian, etj. Konferenca ofron gjithashtu forum të nivelit të lartë për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi perspektivat globale dhe rajonale të rimëkëmbjes dhe rritjes pas pandemisë, duke ndihmuar në këtë mënyrë politikat e shëndosha makroekonomike, qeverisjen e mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Mbështetja e përshtatshme, në kohë dhe e orientuar mirë për përfshirjen sociale, digjitalizimin, ekonominë e gjelbër dhe formimin e kapitalit njerëzor do të rriste gjithashtu qëndrueshmërinë në kohët e pas pandemisë.

ÇFARË PRITET?

Është e rëndësishme të fokusohemi në politikat të cilat nuk sigurojnë vetëm shtysë të fuqishme për rimëkëmbjen dhe përshpejtimin e rritjes, por edhe qëndrueshmëri në kontekstin e sfidave të reja. Rekomandimet e politikave theksojnë nevojën për një politikëbërje të bazuar në prova, koherente dhe gjithëpërfshirëse, të ndjekur nga monitorimi i vazhdueshëm dhe vlerësimi i plotë i politikave. Këtë vit fokusi është në përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor në frymën e planit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të shpallur nga Kryetari i Komisionit Evropian, SH.T. znj. Ursula von der Lejen, kah fundi i muajit maj 2023. Siç u theksua nga pjesëmarrësit dhe palët e interesuara, Konferenca Vjetore Ndërkombëtare e mbajtur nga Ministria e Financave është duke u shndërruar në një traditë respektabile.